Indi, myslimanët përplasen me indutë, 21 të vdekur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përplasjet e dhunshme mes grupeve hindu dhe atyre myslimane rreth Ligjit të ri për shtetësi në Indi kanë shkaktuar 21 viktima dhe qindra të plagosur.

Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ka nisur protestën nga dita e hënë.

Ligji i ri lehtëson procedurat për jomyslimanët e disa shteteve fqinje që të marrin shtetësi indiane.

Sipas kritikëve, ligji është paragjykues ndaj myslimanëve dhe dëmton kushtetutën e Indisë. Por, sipas qeverisë, protestat janë të panevojshme, pasi ajo po përpiqet të ndihmojë minoritetet e persekutuara në vendet fqinje.

Në Indi jetojnë më shumë se 180 milionë myslimanë. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetin indian, gjatë dekadave të fundit. Ligji për shtetësinë , ka ngjallur protesta masive që kur u miratua vitin e kaluar.

Share This Article