Indonezia dhe Xhakarta ndalon konsumin e mishit të qenve, maceve dhe lakuriqëve të natës: Përhapin tërbimin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konsumi i mishit të qenve, maceve dhe kafshëve të tjera që janë bartëse të tërbimit, është ndaluar tani në kryeqytetin indonezian, Xhakarta, pas një fushate nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Guvernatori i Xhakartës, Pramono Anung, tha se e nënshkroi ligjin dje, një muaj pasi premtoi t’i jepte fund tregtisë së mishit të maceve, qenve dhe lakuriqëve të natës në qytet.

“Kam nënshkruar ligjin që ndalon shitjen e mishit nga kafshët e infektuara me tërbim për qëllime ushqimore, qofshin kafshë të gjalla, mish apo produkte të tjera, të freskëta apo të përpunuara”, tha Pramono në një njoftim për shtyp të publikuar në mediat e tij sociale.

Sipas një dokumenti të parë nga AFP, ligji parashikon një periudhë kalimtare gjashtëmujore përpara se të zbatohet ndalimi.

Vendimi u mirëprit nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët e quajtën atë një hap në drejtimin e duhur.

“Kjo politikë është në përputhje me mandatin e Kushtetutës që synon të mbrojë të gjithë indonezianët dhe ta bëjë Indonezinë një shtet të drejtë dhe të civilizuar”, tha sot në një njoftim për shtyp grupi i të drejtave të kafshëve Dog Meat Free Indonesia (DMFI).

Indonezia është një nga vendet e pakta që ende lejon shitjen e mishit të qenve dhe maces, por një fushatë kundër kësaj praktike po fiton terren. Disa qytete, të tilla si Semarang, në Java qendrore, kanë vendosur kufizime lokale në tregti vitet e fundit.

Share This Article