Në këtë shtet qentë po shkojnë në “shkollë” për një arsye shumë thelbësore… 

albnews
By
1 Min Read

Në Kanada është bërë trend që qendrat ditore për qen të dërgojnë mini-autobusë për t’i marrë qentë direkt nga shtëpitë e pronarëve dhe t’i çojnë në një ditë të organizuar me lojëra, aktivitete dhe shoqërim.

Kjo praktikë po përhapet gjithnjë e më shumë, pasi ndihmon kafshët të shmangin orët e gjata të vetmisë.

Sipas pronarëve, këto “shkolla” për qen po rezultojnë një zgjidhje e vlefshme: kafshët janë më të lumtura, më pak të stresuara dhe marrin kujdes të vazhdueshëm gjatë ditës.

Për shumë familje, shërbimi është kthyer në një ndihmë të rëndësishme për mirëqenien e kafshëve shtëpiake.

Share This Article