Industria e riciklimit dhe e plastikës drejt falimentimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Industria e riciklimit dhe industria e përpunimit të plastikës e presin vitin 2019 me pesimizëm.

Sipas zotit Vullnet Haka, president i Shoqatës së Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri, sektori pret reduktim të aktivitetit, pakësim të të punësuarve dhe falimentim të kompanive në varësi të marzhit të fitimit.

Ndryshimet që prekin sektorin në Paketën Fiskale 2019 nuk pritet që ta lehtësojnë situatën.

Disa vendime, sipas zotit Haka, i japin goditjen finale. Problemi kryesor për industrinë e riciklimit mbetet ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Në qoftë se ky ligj do të zbatohej, mbetjet e gjeneruara nga familjet dhe bizneset në vend do të ndaheshin që në burim dhe kompanitë e riciklimit do të kishin lëndën e parë. Kompanitë që operojnë në Shqipëri kanë kapacitete të larta, por ato po përdorin vetëm 25% të tyre. Në 2019-n pritet të mbyllen sërish fabrika të riciklimit. Menaxhimi i mbetjeve po drejtohet drejt incenerimit. Aktualisht është në funksionim vetëm inceneratori i Elbasanit, por pritet që të vihen në punë edhe inceneratori i Tiranës dhe ai i Fierit.
 
“E presim me pesimizëm. Gjërat kanë ndryshuar për keq dhe qeveria ka përmbysur sistemin e tre R-ve dhe i ka dhënë përparësi asgjësimit të mbetjeve nëpërmjet djegies. Lehtësitë fiskale që janë propozuar në Paketën Fiskale 2019 nuk do të na sjellin zhvillim në industrinë tone”, ka thënë Haka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply