Infermierja gjermane dyshohet se iu dha njerëzve ujë me kripë në vend të vaksinës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në pjesën veriore të Gjermanisë u kanë bërë thirrje mijëra personave që të marrin një dozë tjetër të vaksinës për Covid-19, pasi një hetim policor tregoi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’u ketë dhënë ujë të kripur në vend të vaksinës së vërtetë.

Infermierja, identiteti i së cilës nuk u publikua, dyshohet se u ka dhënë ujë me kripë në vend të vaksinës njerëzve në qendrën e vaksinimit në Friesland në fillim të kësaj pranvere. Friesland-i është distrikt rural afër bregdetit të Detit Verior.

Ndonëse uji i kripur është i padëmshëm, shumica e njerëzve që janë vaksinuar për Covid-19 në Gjermani në muajt mars dhe prill, kur dyshohet se ndodhi ngjarja e pazakontë, janë të moshuar dhe në rrezik të lartë për t’u infektua.

Hetuesi policor, Peter Beer, duke folur në një konferencë për gazetarë, tha se duke u bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, ekziston një dyshim i arsyeshëm për rrezik.

Nuk dihet se cili ka qenë motivi i infermieres së dyshuar, por ajo kishte shprehur qëndrime skeptike rreth vaksinave në rrjetet sociale, thanë hetuesit policorë.

Nuk është e qartë se a është arrestuar kjo infermiere, por transmetuesi NDR raportoi se rasti i është dorëzuar një njësie të posaçme, e cila merret me hetimin e krimeve të motivuara politikisht.

Share This Article