ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës 2 hours ago
Biznesmeni Chansiri s’është më president i Sheffield Wednesday, tifozët heqin dorë nga bojkoti dhe blejnë 9000 bileta në 24 orë 2 hours ago
Uragani “Melissa” pas Xhamajkës godet Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur 2 hours ago
I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë 6 hours ago
“Skandal”, njohja e Kosovës nga Siria nuk pritet mirë në Beograd 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Integrimi në BE, Rama: Pa u bërë zgjedhjet në Holandë s’ka dritë jeshile

albnews by albnews
26 February, 2021
in Albania
0
Rama: Po të na zinte virusi 7 vite më parë do bëhej qameti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat ku po kryen një bashkëbisedim me qytetarët. I pyetur se ku jemi me procesin e integrimit të vendit, Rama tha se çelja e negociatave është zyrtarizuar, por nuk është ende ajo që e cilësoi si hapja formale ose aprovimi nga të gjitha shtetet.

“Integrimi, çelja e negociatave është e zyrtarizuar, por hapja formalisht, është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet. Procesi niset me hapin formal të konferencës së parë ndërqeveritare.”

RelatedPosts

Pretendoi se ishte babai i 8 fëmijëve shqiptar, dënohet me 6 vite burg për mashtrim 28-vjeçari në Britani

“Gjithçka nisi për pjatën e proshutës, më pas…”/ Dëshmitë e stafit të lokalit nxjerrin “zbuluar” autorin e vrasjes së kolegut

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se nuk beson se mund të ndodhë konferenca e parë ndërqeveritare pa u bërë zgjedhjet në Holandë.


“Pa u bërë zgjedhjet në Holandë, konferenca ndërqeveritare nuk do të ndodhë. Ka ndikuar edhe pandemia. Do jem ne Bruksel për pak ditë, do kem kontakt me të gjitha autoritetet.”

Sipas kryeministrit Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat, por procesi i integrimit varet nga shumë komponentë. Ai vuri në dukje se reformat duhen bërë jo se i kërkojnë amerikanët apo evropianët, por sepse i duhen vendit.

”Ne i kemi bërë të gjitha detyrat tona. Nuk është një proces që ecën vetëm teknikisht, varet nga shumë komponentë. Rëndësi ka që në të bëjmë tonat. I bëmë se na duhet ne.” 

I pyetur për luftën kundër korrupsionit Rama tha se ka ende shumë punë për të bërë, por ndërsa bën krahasim me vitet e kaluara, për kryeministrin situata e korrupsionit sot është shumë më mirë se në periudhën, kur mori qeverisjen e vendit.

Teksa u ndal tek sistemi shëndetësor si edhe fenomeni i ryshfeteve, Rama tha se duke hequr kontaktin fizik të qytetarit me sportelet ndërprehet edhe zinxhiri i ryshfeteve.

“Autonomia spitalore, fillimisht do të fillojë në spitalin e Fierit”, kështu u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij.

Sa i përket sistemit të drejtësisë, Rama tha se ka ende reforma për tu realizuar, ndërsa shtoi se janë në rrugën e duhur, pasi sipas tij arrestimi i një gjyqtares në Krujë si edhe arrestimi i mjekut janë një shenjë e qartë që drejtësia është në rrugën e duhur.

“Kjo nuk mund të bëhet duke bërë kryeministri, kryeprokurorin apo kryegjykatës, por disa shenja pozitive janë dhënë . U arrestua një gjyqtare që kishte marrë vendime të tmerrshme, por deri dje nuk ndodhte. U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë, pror deri dje kjo nuk ndodhte.

Dhe e fund që krijojë një reagim shumë të madh, një gjykatës shqiptar që mori çmim të veçanta nga SHBA dihet se më kë është përplasur është diçka pozitive. Por sot duhet të pyesim a i kemi hedhur bazat? Kjo nuk diskutohet. Por kemi sërish shumë për të vazhduar.

Drejtësinë nuk e bën qeveria , por sigurisht që mund ta mbështesë dhe kjo është e qartë ashtu siç është e qartë se dihet kush mund ta pengojë.Korrupsioni po luftohet duke reformuar sistemet brenda sistemit të madh të shtetit. Por ende nuk mund të themi që korrupsioni është defaktorizuar”, tha Rama

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

“Aty ku mungon një shërbim apo mohohet, aty korrupsioni fiton terren dhe kthehet në alternativë. Nëse shohim me sy kritik ne kemi një problem të madh me korrupsionin, por nëse shohim nga ku u nisëm vërejmë se jemi në rrugën e duhur. Mjafton të them se duke hequr kontaktin fizik me qytetarin dhe atij tek sporteli sjell rezultate të tjera. Problemi ndonjëherë është shumë i madh tek kërkesa për ryshfet për të marrë një shërbim të nevojshëm.

Vetëm tre shërbime digjitale kishte në 2013, ndërsa kemi rreth 900 shërbime, ndërsa miliona mundësi ryshfeti janë eliminuar. Kjo nuk është zgjidhur, por patjetër që ne duhet të vijojmë punën. Pra nëse kemi ende problema me hipotekat, ku ende harta dhe pronat nuk janë të mirë-regjistruara, sot një pjesë tjetër e gjeneron online.

Ka edhe shërbime që nuk zgjidhen online, shërbimi në shëndetësi, kontakti me mjekun, dhe këtu jemi në fazën tjetër, duke futur autonominë spitalore.

Ne do ta kthejmë spitalin e Fierit në një spital model, ku do të merren trajnime përkatëse, për një periudhë 1-3 vjet menaxherët do të jenë turq, mjekë infermierë do të bashkohen me mjekë shqiptarë. Turqia ka pasur problem të njëjtë përpara se të vendoste reformën.

Autonomia spitalore nuk mund të bëhet nëse nuk janë kushte minimale për stafin, edhe përparëse nuk kishin. Sot ka ende disa ndërhyrje të rëndësishme që duhen bërë. Sot mund të ecim paralelisht ku veçse autonomisë spitalore, mjekët dhe infermierët janë shumë të më motivuar dhe do të ketë mundësinë të paguhet shumë më mirë.

Unë besoj që ne tani jemi në fazën ku vetëm duhet të vazhdojmë punën”, tha Rama.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

Ushqimet më të mira që duhet të konsumoni gjatë vjeshtës

30 October, 2025
Biznesmeni Chansiri s’është më president i Sheffield Wednesday, tifozët heqin dorë nga bojkoti dhe blejnë 9000 bileta në 24 orë

Biznesmeni Chansiri s’është më president i Sheffield Wednesday, tifozët heqin dorë nga bojkoti dhe blejnë 9000 bileta në 24 orë

30 October, 2025
Uragani “Melissa” pas Xhamajkës godet Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

Uragani “Melissa” pas Xhamajkës godet Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

30 October, 2025
I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë

I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result