Inteligjenca artificiale ka zhvilluar një trajtim për një formë agresive të kancerit në vetëm 30 ditë dhe ka treguar se mund të parashikojë shkallën e mbijetesës së një pacienti duke përdorur shënimet e mjekëve
Zbulimet u kryen nga sisteme të veçanta, por tregojnë se si përdorimet e teknologjisë së fuqishme shkojnë përtej gjenerimit të imazheve dhe tekstit.
Studiuesit e Universitetit të Torontos punuan me Insilico Medicine për të zhvilluar një trajtim të mundshëm për karcinomën hepatocelulare (HCC) duke përdorur një platformë zbulimi të ilaçeve të AI (Inteligjencës Artificiale) të quajtur Pharma.
HCC është një formë e kancerit të mëlçisë, por AI zbuloi një rrugë trajtimi të panjohur më parë dhe projektoi një ‘molekulë të re goditëse’ që mund të lidhet me atë objektiv.
Sistemi, i cili gjithashtu mund të parashikojë shkallën e mbijetesës, është shpikja e shkencëtarëve nga Universiteti i Kolumbisë Britanike dhe BC Cancer, të cilët zbuluan se modeli është 80 për qind i saktë.
Inteligjenca Artificiale po bëhet arma e re kundër sëmundjeve vdekjeprurëse, pasi teknologjia është në gjendje të analizojë sasi të mëdha të dhënash, të zbulojë modele dhe marrëdhënie dhe të parashikojë efektet e trajtimeve.
Ekipi përdori Alpha Fold, një bazë të dhënash të strukturës së proteinave të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI), për të hartuar dhe sintetizuar një ilaç të mundshëm për trajtimin e karcinomës hepatocelulare (HCC), lloji më i zakonshëm i kancerit primar të mëlçisë. Arritja u realizua në vetëm 30 ditë nga përzgjedhja e objektivit dhe vetëm pas sintetizimit të shtatë komponimeve.