Dhjetra punonjëse seksi kanë kanë protestuar në Berlin, duke kërkuar që të lejohet rihapja e shtëpive publike.
Duke mbajtur maska për fytyrën dhe duke mbajtur kukulla seksi, grupi protestoi jashtë Bundesrat të Gjermanisë, ose Këshillit Federal.
“Punonjëset e seksit meritojnë respekt, pavarësisht nëse ju pëlqen puna e tyre apo jo”, shkruhej në një pankartë, ndërsa një tjetër paralajmëronte se nëse vazhdojnë kufizimet industria mund të detyrohej të operonte në mënyrë të paligjshme.
Ndërsa janë hequr shumica e masave të bllokimit të Gjermanisë, prostitucioni – i cili u legalizua në 2002 – është ndalur që nga marsi për shkak të frikës se mund të lejojë që virusi të përhapet.
Por, një numër i vendeve fqinje, duke përfshirë Zvicrën, Austrinë dhe Hollandën, tashmë kanë lejuar që shtëpitë publike të fillojnë përsëri të operojnë./BBC