Interi e fiton Superkupën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Interit e ka fituar Superkupën e Italisë pasi në finale e ka mposhtur Juventusin me rezultatin e ngushtë 2:1. Golin e fitores për Interin, e ka shënuar sulmuesi Alexis Sanchez në minutën e 120-të.

Sanchez shënoi nga afërsia pas një gabimi në mbrojtjen e Juventusit. Koha e rregullt e takimit ka përfunduar me rezultatin 1:1 në duelin e luajtur të mërkurën mbrëma në stadiumin “San Siro”. Juventusi kaloi në epërsi me golin e mesfushorit amerikan Weston McKennie (25’) ndërsa Interi barazoi nga penalltia me sulmuesin Lautaro Martinez (35’).

Për Interin, kjo është hera e gjashtë në histori të klubit që e fiton Superkupën e Italisë.

Share This Article