Interi fillon bisedimet me përfaqësuesit e De Paul

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rodrigo De Paul mund të largohet nga Atletico Madrid vetëm pas një viti qëndrim në Wanda Metropolitano.

Mesfushori argjentinas nuk ka arritur të përshtatet me futbollin e Los Colchoneros dhe po mendon rikthimin në elitën e futbollit italian.

Interi mbetet skuadra favorite për transferimin e argjentinasit i cili po has në vështirësi për të zënë një vend titullari te Atletico.

Mediat italiane kanë raportuar se përfaqësuesit e lojtarit kanë zbritur në Itali ku kanë filluar bisedimet me drejtuesit e Interit për transferimin e argjentinasit në Giuseppe Meazza.

27-vjeçari ka pranuar rikthimin në Serie A derisa Interi po shihet si skuadra favorite.

Gjithsesi agjentët e futbollistit pritet të kenë takime edhe me drejtuesit e Romës dhe Juventusit, dy skuadra që gjithashtu e duan argjentinasin. Atletico është gati ta lejoj largimin e tij, por dëshiron të fitojë 35 milionë euro, shumë që shpenzuan vitin e kaluar për ta transferuar nga Udinese.

Share This Article