Anglia ndalet në barazim nga Hungaria

albnews
By
1 Min Read

Anglia është ndaluar në një barazim 1:1 në shtëpi nga Hungaria, në ndeshjen e Grupit I të eliminatoreve për Botërorin 2022.

Roland Sallai (24’) realizoi nga penalltia për epërsinë e Hungarisë, ndërsa barazoi John Stones (37’) për Anglinë.

Anglia pas tetë ndeshjeve kryeson me 20 pikë, ndërsa është tri para Polonisë që zë vendin e dytë. Shqipëria është e treta me 15 pikë.

Hunngaria zë vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Andorra është e pesta me gjashtë pikë. Andorra ka mposhtur sonte San Marinon në udhëtim me 3:0.

Share This Article