Interi nuk ka mundur të marrë 3 pikët në transfertë ndaj Sampdoria-s edhe pse e dominoi ndeshjen, e cila në fund u mbyll pa gola.
Me Lukakun dhe Lautaron, Inzaghi dukej se kishte pritshmëri të larta nga sulmi në këtë ndeshje, por ishte pikërisht ky repart që e “tradhtoi”. Zikaltrit krijuan shumë raste për shënim, por në fund arritën të rrëmbejnë vetëm një pikë nga kjo transfertë. Në ndeshjen tjetër të së hënës, Verona mposhti 1-0 Salernitanën.
Pa dy ndeshjeve të fundit të javës së 22-të, Napoli udhëheq i qetë me 59 pikë, 15 më shumë se Interi i vendit të dytë, i cili ndiqet nga 3 ekipe me nga 41 pikë, Atalanta, Roma dhe Milani.
Kristjan Asllani, edhe pse ishte i gatshëm dhe ndodhej në stol, nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë ndeshje.