Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas investigimit të emisionit Piranja, ku nxorrën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. Basha është shkarkuar ditën e sotme me vendimin të Këshillit të Ministrave, ndërkohë që pritet që në vend të tij të vendoset një tjetër drejtor.
Investigimi i Piranjave:
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. “Piranjat” faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.