Tiranë, zjarrfikësit shpëtojnë një fëmijën nga flakët

albnews
By
1 Min Read

Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar sot një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët.

Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpëtoi. Vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Freskut”, ku një apartament mori flakë.

Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord. Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.

Aktualisht po monitorohet situata nga shërbimet e Komisariatit numër 4 të kryeqytetit.

Share This Article