Irani do t’i lirojë shtatë anëtarët e ekuipazhit të anijes britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Televizioni shtetëror iranian raportoi të mërkurën se autoritetet e sigurisë do t’i lirojnë shtatë anëtarë të ekuipazhit të anijes britanike “Stena Impero”, të cilit ishin arrestuar më parë në ujërat e Gjirit Persik.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, deklaroi për televizionin shtetëror se shtatë personat, në mesin e të cilëve ka edhe qytetarë indianë, do të lirohen për arsye humanitare dhe mund të largohen së shpejti nga vendi.

“Ne nuk kemi problem me ekuipazhin dhe kapitenin. Çështja është te shkeljet që i ka bërë anija”, tha Mousavi për televizionin shtetëror.

Anija “Stena Impero” u ndalua nga Rojet Revolucionare të Iranit më 19 korrik në Ngushticën e Hormuzit për shkak të dyshimeve për shkelje të rregullave detare. Ky veprim i Iranit kishte ardhur vetëm dy javë pasi Britania e kishte ndaluar një anije iraniane në Ngushticën e Gjibraltarit.

Konfiskimi i anijes iraniane kishte nxitur tensione mes Tehranit dhe shteteve perëndimore, sidomos pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, shkruan “Reuters”.

Share This Article