IRC: Brexit mund të ringjallë aktivitetin e grupeve paraushtarake në Irlandën e Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fundi i periudhës së tranzicionit postBrexit rrezikon ringjalljen e aktivitetit të grupeve paraushtarake në Irlandën e Veriut, paralajmëroi sot Komision i Pavarur i Raportimit (IRC).

“Brexit ka potencialin për të ndërlikuar më tej dhe në mënyrë dramatike përfundimin e aktiviteteve paraushtarake në Irlandën e Veriut”, theksoi IRC në raportin e saj vjetor, duke përmendur një rritje të tensioneve, ndërsa po afrohet fundi i periudhës tranzitore.

Sipas komisionit, grupet paraushtarake janë ende një realitet në jetën e Irlandës së Veriut në vitin 2020 dhe ende kanë mijëra anëtarë.

Një nga sfidat e daljes së BM nga BE më 31 janar është shmangia e kthimit në një kufi “fizik” në ishullin e Irlandës, gjë që mund të dobësojë paqen e përfunduar në vitin 1998, pas tre dekadash dhune midis republikanëve katolikë, besnikëve protestantë dhe ushtrisë britanike, që ka shkaktuar 3 500 të vdekur.

Share This Article