ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 1 hour ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 1 hour ago
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026 1 hour ago
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago 1 hour ago
Siria zhvillon zgjedhjet e para pas rrëzimit të Assad-it 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

IREX: Kosova dhe Shqipëria me sistem të qëndrueshëm informimi

albnews by albnews
14 July, 2021
in Albania, Kosova
0
IREX: Kosova dhe Shqipëria me sistem të qëndrueshëm informimi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

IREX, një organizatë jofitimprurëse specializuar për çështje të arsimimin dhe zhvillimin global, ka publikuar një raport të ri të quajtur Barometri i Informimit të Pastër (VIBE) për vitin 2021, i cili përqendrohet tek faktorët që kanë ndikuar sektorin e medias dhe të informacionit në 13 vende, në Evropë dhe Euroazi gjatë periudhë së pandemisë.

Barometri i ndan vendet në 4 kategori në bazë të pikëve të marra nga një panel ekspertësh dhe profesionistësh të fushës. Vendet me pikët më të ulta futen në kategorinë e atyre vendeve me një sistem informimi të dështuar, më pas vijnë ato me një sistem të dobët informimi, në kategorinë e tretë futen vendet me një sistem informimi të qëndrueshëm dhe vendet që kanë marrë më shumë pikë, futen në kategorinë e atyre me një sistem të pastër të informimit.

RelatedPosts

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Në Barometrin e Informimit të Pastër, Kosova ka një total të përgjithshëm prej 24 pikësh dhe futet në mesin e vendeve me informacion disi të pastër, apo një sistem të qëndrueshëm informacioni.

Sipas raportit edhe pse pandemia e COVID-19 ishte tema kryesore të lajmeve në Kosovë, problemet politike në vend kanë tërhequr vëmendjen më të madhe të medias. Në raport thuhet se sektori mediatik ka parë një rritje të përmbajtjes së dëmshme, përfshirë dezinformimin dhe lajmet e rreme në lidhje me coronavirusit në veçanti.

Në raport thuhet gjithashtu se mediat kosovare ofrojnë informacion cilësor për një shumëllojshmëri temash dhe se mediat kryesore prodhojnë informacion bazuar në fakte. Sidoqoftë keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes janë mjaft të pranishme në organizatë mediatike. Kjo tendencë është veçanërisht e pranishme në mediat në internet që prodhojnë lajme me një burim të vetëm.

Në Barometrin e Informimit të Pastër Shqipëria rezulton me një total të përgjithshëm prej 22 pikësh dhe futet në mesin e vendeve me informacion disi pastër apo me një sistem të qëndrueshëm informacioni. Në raport thuhet se ndërsa mjedisi mediatik në vend gëzon një infrastrukturë që i plotëson nevojat, kontrolli i fakteve dhe verifikimi i informacionit së bashku me cilësinë e tij, nuk janë në të njëjtin nivel, duke çuar në përhapjen e dezinformacionit, veçanërisht në mediat në internet.

Efektet ekonomike të pandemisë e tkurrën tregun e reklamave edhe më shumë, duke i bërë mediat edhe më të dobëta ndaj presionit ekonomik, gjë që siç thuhet në raport mund ta ndikojë pa pavarësinë e tyre.

Sipas Barometrit ndërsa legjislacioni shqiptar në përgjithësi garanton të drejtën për liri të shprehjes e liri të shtypit, në praktikë gazetarët janë të pambrojtur dhe shpesh i nënshtrohen autocensurës. Megjithë burimet e shumta të informacionit në dispozicion, problemet me cilësinë dhe pavarësinë e tij vazhdojnë, ndërsa përqendrimi në disa duar i tregut mediatik është intensifikuar më tej sipas raportit.

Pavarësisht se ekzistojnë shumë kanale të informimit, në kuptim të qasjes dhe teknologjisë, informacioni i ofruar është rrallë cilësor ose i pavarur. Lajmet profesionale dhe e të pavarura lidhet kryesisht me media të themeluara nga organizata të shoqërisë civile, të cilat nuk janë nën ndikim politik ose ekonomik.

Rezultatet e 13 vendeve ishin pothuajse të ndarë në mënyrë të barabartë në dy kategori: në vende me informacion disi të gjallë ku futet (Kosova, Armenia, Moldavia, Shqipëria, Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi) dhe në vende me një sistem të dobët informimi, si Rusia, Gjeorgjia, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Serbia dhe Azerbajxhani.

Kosova kishte rezultatin më të lartë të përgjithshëm prej 24 pikësh ndjekur nga Armenia dhe Moldavia me 23 pikë secila. Azerbajxhani kishte rezultatin më të ulët prej 11 pikësh duke e vendosur atë në fund të klasifikimit, ndërsa Bjellorusia dhe Serbia morën nga 15 pikë secila.

Barometri i Informacionit Aktiv është një studim vjetor që shqyrton mënyrën se si prodhohet, përhapet, konsumohet dhe përdoret informacioni. Pas gati 20 vitesh të matjes së Indeksit mbi Qëndrueshmërinë e Medias, organizata jofitimprurëse IREX-i, me financim të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), zhvilloi Barometrin e Informacionit Aktiv, me synimin për të identifikuar dhe matur më mirë mënyrën se si prodhohet dhe përdoret sot informacioni. VIBE ofron një qasje të re për të matur dhe diagnostikuar sfidat dhe mundësitë e sistemeve të sotme komplekse të informacionit.

Zëvendës Presidenti i organizatës ndërkombëtare IREX Aleksandër Dardeli dha më shumë detaje rreth gjetjeve të këtij raporti dhe se cilat janë problematikat kryesore me të cilat haset mediat në rajon.

Sipas Barometrit të Informacionit të Pastër (VIBE) për vitin 2021, disa faktorë si rënia financiare botërore, mungesa e ndarjes së informacionit nga ana e qeverive dhe dezinformatat në lidhje me pandeminë e COVID-19-s, kanë ndikuar në mënyrë thelbësore sektorin e medias dhe informacionit në 13 vende në Evropë dhe Euroazi.

VIBE bazohet në katër parime mbi të cilin bën vlerësimin e informacionit: Cilësinë e informacionit, kanalet e shumëfishta ku përhapet dhe rrjedh ai, qofshin këto burime zyrtare ose jo, konsumin e informacionit, si dhe atë që shihet si veprimi transformues i tij.

Klasifikimi i vendeve bëhet në katër kategori sipas një sistemi pikësh që variron nga 0 në 40, bazuar në progresin apo regresin e shënuar. Vendet me pikët më të ulta, nga 0 në 10, futen në kategorinë e vendeve ku sistemi i informacionit është jo i pastër apo i dështuar, më pas renditen vendet me një sistem të dobët informacioni, me 11 deri në 20 pikë. Në kategorinë e tretë hyjnë vendet me informacion disi të pastër apo të qëndrueshëm, të cilat vlerësohen me nga 21 deri në 30 pikë, ndërsa vendet që marrin numrin më të madh të pikëve nga 31- 40, futen në kategorinë e vendeve me sistem informacioni të pastër./VoA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë

5 October, 2025
FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

FOTOT- Sytë nga Parisi, një vështrim mbi trendet e javës së modës Pranverë/Verë 2026

5 October, 2025
Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

Trump autorizon vendosjen e 300 trupave të Gardës Kombëtare në Çikago

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result