Irlandë, asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e kaluara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, Republika e Irlandës nuk e ka shënuar asnjë viktimë të re nga koronavirusi.

Sidoqoftë, gjatë kësaj periudhe u shënuan 59 raste të reja të infektimeve. Deri më tani, Irlanda i ka regjistruar 1,606 viktima të sëmundjes së re dhe 24,698 të infektuar, shkruan “BBC”.

Zyrtari kryesor shëndetësor në këtë shtet, Dr. Tony Holohan, tha se Irlanda e ka shtypur sëmundjen si shtet. “Janë nevojitur masa të rrepta për ta arritur këtë. Do të duhet edhe një javë për t’i parë efektet e lehtësimit të masave sipas fazës së parë”, tha ai.

Holohan shtoi se ndonëse nuk ka ndodhur që nga mesi i marsit që të mos shënohet asnjë viktimë për 24 orë, gjithmonë ekziston efekti i fundjavës, që mund të ketë ndikuar në mungesën e raportimit të rasteve të caktuara.

Ndryshe, faza e parë e lehtësimit të masave kufizuese në Irlandë filloi më 18 maj. Punëtorët e disa kompanive të ndërtimtarisë e kanë rinisur punën, ndërsa janë hapur qendrat e kopshteve dhe dyqanet e veglave.

Qeveria irlandeze më 5 qershor do të marrë vendim nëse do të fillohet me fazën e dytë të largimit të masave të izolimit.

Share This Article