Ironia e Ramës, Berisha vendos bufin në tavolinë: Është simbol i mençurisë dhe dijes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Etiketimin si “Bufi i kënetës” nga kryeministri Edi Rama, rivali i tij politik, Sali Berisha duket se e ka marrë me sportivitet në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i Partisë Demokratike u shfaq në konferencën për media të së premtes me një buf me ngjyrë të bardhë në tavolinën e tij, duke ju kërkuar operatorëve që ta filmojnë.

Filmojeni pak, ju lutem mos harroni. Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën”, tha Berisha, duke shpjeguar më tej se bufi është “një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë”.

Në vijim Berisha u shpreh se injoranca e Edi Ramës nuk është argument kundër tij.

“Vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë. Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf. Injoranca nuk është argument, thotë Latini”, deklaroi kreu i selisë blu. 

Share This Article