Bardhi: Prokuroria të hetojë fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për vdekjet nga Covid

 2,091 total views,  1 views today

Partia Demokratike përsërit thirrjen ndaj organit të akuzës për të nisur hetimin për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga Covid-19.

Sekretari i i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzon  Ramën se vazhdon të të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve.

Bardhi nënvizon se kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët.

Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia. Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës. Ne përsërisim thirrjen ndaj prokurorisë të nisë hetimet për fshehjen dhe manipulimin e të dhënave për numrin e të vdekurve nga covid19. Kjo nuk është një çështje politike, por është një çështje thelbesore për të gjithë shqiptarët. Populli shqiptar e ka aftësinë të mos bjerë pre e manipulimeve të Edi Ramës:, tha Bardhi.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •