Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-boksieri me famë botërore, Oleksandr Usyk i ka bërë ftesë Donald Trumpit për të kaluar një javë në shtëpinë e tij në Ukrainë, për të parë pasqyrën reale të luftës me Rusinë.

Ish-boksieri, një kampion bote i padiskutueshëm si në divizionin e peshave të lehta ashtu edhe në atë të rëndë, tha se Trump duhet të zhvillojë një kuptim më të thellë të situatës.

“I ofroj atij shtëpinë time. Le të vijë në Ukrainë. Do t’i jap shtëpinë time dhe rojet e mia të sigurisë. Do të siguroj sigurinë e tij të plotë. Le të jetojë në shtëpinë time për një javë dhe të shohë se si fluturojnë raketat mbi të dhe si jetojnë njerëzit në Ukrainë.”, shprehet Usyk.

Më tej ai thotë “Dhe kur të vijë fshehurazi, le të jetojë diku në (lagjet e Kievit) Obolon ose Troyeshchyna, ku po bombardohen shtëpi, ndërtesa banimi. Atëherë ai do të kuptojë se çfarë po ndodh.“

Share This Article