Presidenti Donald Trump shkarkoi të martën drejtorin e agjencisë federale që garantoi besueshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2020.
Trump shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, Christopher Krebs me një postim në Twitter, duke thënë se deklarata e tij e fundit në mbrojtje të sigurisë së zgjedhjeve ishte “shumë e pasaktë”.
Shkarkimi i Krebs, një i emëruar i zotit Trump, vjen pasi presidenti po refuzon të pranojë fitoren e Presidentit të zgjedhur, demokratit Joe Biden dhe po largon nga detyra zyrtarë të nivelit të lartë që i konsideron si jo besnikë sa duhet. Ai pushoi nga puna Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper më 9 nëntor, pjesë e ndryshimeve më të gjera që vendosën besnikët e zotit Trump në pozicione të larta të Pentagonit.