DJ i Radio BBC, Mark Page, 63 vjeç, ‘fluturoi në Filipine për të bërë seks me një vajzë, 13, dërgoi mesazhe grafike për aktet që donte të kryente dhe i kërkoi një vajze, 14 vjeçare , të kryente akte seksuale ndaj me një 12 vjeçare”, u dëshmua në gjykatë.
Një ish-pjesëtar i radios dyshohet se ka fluturuar në Filipine për të kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13-vjeçare dhe ka dërguar mesazhe grafike për aktet seksuale që ai dëshironte të kryente, është bërë e ditur në gjykatë.
Mark Page, 63, nga Ingleby Barëick, Teesside, mohon pesë akuza për organizimin dhe kryerjen e shkeljeve seksuale ndaj fëmijëve. Tri nga veprat penale u tha se kishin ndodhur në vitin 2016 live ne internet, kur ai ishte në Britani dhe fëmijët ishin në Filipine, u tha në gjykatën e Teesside. Dy shkeljet e tjera kanë ndodhur kur Page, i cili ishte gjithashtu një DJ, udhëtoi për në Filipine.
Në ditën e dytë të gjyqit të tij të martën, gjykata dëgjoi se Page vizitoi Filipinet në tetor 2019. Pretendohet se Page ishte një anëtar aktiv në faqen e takimeve FilipinoCupid.com – ku thuhet se ka ulur 9 vite nga mosha e tij reale dhe pretendonte se ishte 52 vjeç në vitin 2019.
Prokurori Jo Kidd i tha jurisë se Page krijoi një profil në Facebook në emër të “Thai G” dhe e përdori atë për të kontaktuar një vajzë 13-vjeçare ndërsa ishte në Filipine në mars 2019, përpara se t’i premtonte asaj 1000 pesos. Prokuroria pretendoi se Page po përpiqej të organizonte takimin me një vajzë në një qendër tregtare gjatë udhëtimit të tij në vitin 2019 dhe thuhet se i kishte dërguar një mesazh vajzës ku e pyeste ‘Sa vjeç je?”. Ajo erdhi vetëm pasi ai pranoi ti dërgonte 1000 pesos përmes Ëestern Union.
Page u akuzua gjithashtu se u përpoq të takonte një vajzë dhe një djalë 13-vjeçar, ndërsa ai qëndronte në Prince Plaza II Condotel në qytetin e Makati. Gjykata dëgjoi se Page dërgoi mesazhe grafike për aktet seksuale që ai donte që fëmijët e shkollës të kryenin. Disa orë më vonë, prokuroria tha se pasi Page takoi një vajzë, ai i dërgoi mesazh “Faleminderit bukuroshe” përpara se të transferonte 2000 pesos.
Biseda të tjera të supozuara përfshinin një grua filipinase që kërkonte para për ‘tarifat e shkollimit’ dhe përdorues të tjerë që kërkonin ‘një ngarkesë’ – që thuhet se nënkupton dërgimin e kreditit për një telefon celular. Page supozohet se ka përdorur llogarinë e tij në Skype nga ish-shtëpia e tij në Ingleby Barëick për të kryer video thirrje me fëmijët në internet.
Ai dyshohet se i kishte kërkuar një vajze 14-vjeçare të kryente akte seksuale ndaj një 12-vjeçareje, por prokuroria thotë se vajza e madhe nuk pranoi. Në një bisedë tjetër, Page është akuzuar se i ka dërguar 1500 peso një vajze pasi ajo dyshohet se ka kryer akte seksuale përmes një kamere në internet përpara se të dërgonte mesazhin: “Shpresoj të të vizitoj vogëlushe në fund të tetorit. A do ta sjellësh ‘atë’ tek ti bukuroshe?”
Gjykata dëgjoi prova të tjera nga PC Stephen Rookes, i cili i tha gjykatës se Page e kishte lënë kompjuterin e tij të ndezur dhe llogaria e tij cloud ishte regjistruar, kur ai dhe kolegët e tij bastisën shtëpinë e tij në janar të vitit të kaluar.
Por avokati mbrojtës i Page, Trevor Burke QC i tha gjykatës se në profilin e takimit të klientit të tij thuhej se ai dëshironte të takonte një grua beqare, e cila nuk kishte fëmijë dhe ishte midis moshës 25 dhe 34 vjeç. Burke tha se përdoruesit e faqes filipinase ‘cupid’ duhet të jenë mbi 18 vjeç; ashtu si kushdo që mbledh para nga një llogari e Ëestern Union.
Page u ul në pjesën e pasme të gjykatës duke dëgjuar provat gjatë gjithë ditës dhe mohoi të gjitha akuzat. Gjykata mësoi se ai është divorcuar që nga viti 2007 dhe që atëherë është kujdesur për tre fëmijët e tij. Gjyqi pritet të vazhdojë deri në fund të javës.