Në listën e sulmuesve të Milan i sigurtë se do të qendrojë është vetëm Ante Rebic, kështu që kuqezinjtë duhet të nxitojnë për ti gjetur një partner e Ivan Gazidis nuk ka ngurruar të ngrejë telefonin për të bërë një sondazh me Real Madrid për Luka Jovic. Serbi 23 vjecar, që një vit më parë kushtoi 60 milionë euro i marrë nga Frankfurt, bëri një sezon më shumë se zhgënjyes, por ndoshta në një ambjent të ri mund të rifillojë nga e para.
Huazimi është formula që kohët e fundit Milan nuk e ka preferuar, duke marrë vetëm lojtarë me titull përfundimtar, por këtë herë mund të bëhet varianti perfekt në një merkato që do të jetë e kondicionuar nga kriza ekonomike e gjeneruar nga epidemia e koronavirus. Cështja është se Jovic i pëlqen shumë skuadrave: Inter, Napoli apo edhe Arsenal dhe nuk është fare cudi, duke qenë se sulmuesi konsiderohej si një nga prespektivat më të mira ofensive në panoramën botërore. Shënonte e shumë madje (28 gola një vit më parë në të gjitha kompeticionet) dhe e bënte falë mirëkuptimit me Ante Rebic tek Eintracht. Nga këtu vjen edhe idea kuqezi për të riformuar dyshen që për pak nuk arritën në finalen e Europa League.
Jovic në Madrid ka një kontratë të gjatë që përfundon në 2025. Merengues është e qartë se do të vendosin kushte. E për më tepër ka një detaj të rëndësishëm: fiton për momentin 5 milionë në sezon, një shifër që kalon catinë e pagave të Milan (vetëm Donnarumma fiton më shumë). Kështu, duhet ulur në tavolinë për të arritur një akord, por idea është sugjestionuese dhe ndoshta të dy palët do ti shkojnë përballë nevojave të njëri-tjetrit.