Ish-gjenerali amerikan: Putin mund të vritet në një grusht shteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladimir Putin mund të vritet në një grusht shteti nëse pushtimi i Ukrainës nuk ka “të ardhme” dhe nëse lufta nuk ka sukses.

Paralajmërimin e bën ish-gjenerali amerikan Jack Keane. Sipas tij figura të larta në ushtrinë ruse dhe shërbimet e sigurisë janë bërë gjithnjë e më të frustruar për mënyrën e trajtimit të luftës nga tirani i dobët dhe i sëmurë.

Gjenerali Keane thotë se Putin do të “bëjë gjithçka” për të qëndruar në pushtet pasi ai e di se alternativa tjetër do të ishte “vdekja e tij”. Ish-zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane tha për Fox Neës se:

“Ai është i fiksuar për të qëndruar në pushtet. Ky është motivimi i tij. Ai do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Alternativa, ai e di mirë, me një pasardhës që nuk pajtohet me të, mund të nënkuptojë fundin e tij – vdekjen e tij. Ai po lufton për të qëndruar në pushtet dhe është i vendosur për këtë” – tha ai.

Share This Article