Dy persona akuzohen për vrasjen e 14 kangurëve

albnews
By
1 Min Read

Policia australiane ka akuzuar dy adoleshentë për vrasjen e 14 kangurëve në një qytet bregdetar në jug të Sidneit.

Vendasit i gjetën kafshët e therura në dy rrugë të ndryshme në Batemans Bay të shtunën, duke nxitur një hetim policor.

Policia e Uellsit të Ri jugor i tha BBC-së se kangurët ishin goditur nga një makinë.

Policia nuk dha ndonjë informacion mbi motivin veprës. Sipas ligjit të Uellsit jugor, çdokush i dënuar për rrahjen e kafshëve përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 15,000 dollarësh.

Share This Article