Një gjykatë egjiptiane dënoi sot ish-konsullin e nderit të Italisë me 15 vjet burg nën akuzën për kontrabandë të artefakteve jashtë vendit.
Verdikti kundër Ladislav Otakar Skakal, ish-konsull nderi në Luxor, u dha nga Gjykata Penale e Kajros.
Hetimet zbuluan se në vitin 2017, konsulli së bashku me tre egjiptianë u përfshi në gërmime të paligjshme të artefakteve në qytetin egjiptian Luxor.