ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap 6 hours ago
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin 6 hours ago
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje 6 hours ago
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje 6 hours ago
‘Kërkoni falje!’, kritikohet lideri i Partisë së Gjelbër për ‘fyerje fyese’ ndaj Mbretit Charles 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ish-piloti amerikan që bombardoi Serbinë: FSK është një forcë e jashtëzakonshme

albnews by albnews
16 January, 2022
in Kosova
0
Stërvitjet e FSK-së me ushtrinë amerikane (foto)
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Jeffrey Fischer njëri nga pilotët, që u shfaq në qiellin e Kosovës kah fundi i 78 ditëve të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve në ish-Jugosllavi, ka vizituar sërish Kosovën.

“Unë isha në një prej sulmeve të netëve të fundit, për çka kam marrë edhe një medalje, misioni për të cilin shkruhet në atë medalje ishte ai kundër një formacioni të energjisë në Novi Sad. Pra ne po përpiqeshim t’ua ndalonim energjinë të cilën e përdornin për pajisje ushtarake”, thotë Fischer për Klan Kosova.

RelatedPosts

Kriza e energjisë rishfaqet në Kosovë, cilat janë arsyet e këtij ngërçi të pafund

Sulmi ndaj ujësjellësit, Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

Analiza: Viti i humbur legjislativ në Kosovë

Jeffrey Fischer që thotë se e ka Kosovën si shtëpinë e dytë, u kthye një herë të dytë.

Tashmë në vendin e pavarur, si atashe ushtarak. Këtë detyrë e kreu në vitet 2016-2018 gjatë së cilës kohë Kosova po bënte përpjekjet më të mëdha që FSK-në ta shndërrojë në ushtri.

“Pa përjashtim, secili gjeneral amerikan që ka ardhur për ta vëzhguar FSK-në dhe është takuar me udhëheqësit e saj, ishin tejet të mahnitur. Ata mendonin dhe vazhdojnë të mendojnë se FSK është një forcë e jashtëzakonshme dhe ata në SHBA donin vetëm që Kosova të shkonte me hapa të ngadaltë në transformim dhe kjo për shkak të raporteve me Serbinë.”

Ai ka treguar edhe pse ndonjëherë aleatët më të mëdhenj kishin hezitimet e tyre.

“Ka pasur shumë njerëz që gabimisht kanë qenë të bindur se FSK është UÇK-ja me një uniformë tjetër, dhe kjo s’mund të ishte ashtu. Gjenerali Rama dhe udhëheqësit tjerë bënë çmos që të mbillnin doktrinën perëndimore, principet, trajnimet, taktikat që parashihen me standardet e NATO-s.”

Piloti amerikan i 7 misioneve më të mëdha të NATO-së thotë se aleanca veriatlantike nuk do të jetë përgjithnjë në Kosovë, sikur që është herët të flitet për një bazë të përhershme ushtarake. Por është i sigurt se NATO mbetet e përkushtuar për Kosovën dhe nuk e ka ndërmend të largohet nga Kosova në të ardhmen e afërt!

Ish atasheu amerikan i mbrojtjes i pyetur për marrëveshjen që Kosova ka me NATO për mosdërgimin e FSK-së në Veri të vendit ka vlerësuar se nuk është telash i madh nëse siguria në pjesën veriore mbikëqyret nga KFOR.

“Ata ushtarë duhet të bëjnë diçka, jo të ulen në kamp e të luajnë letra a diçka e tillë. Do të ishte më e mençur diplomatikisht që Kosova t’i përdorte ato forca që janë të paktën të pranueshme për dy palët, Kosovën e Serbinë, të patrullojnë dhe të kryejnë detyra tjera të sigurisë në veri”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

Prokurori i Koresë së Jugut kërkon 10 vjet burg për ish-presidenten Yoon, thotë Yonhap

26 December, 2025
Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

Kabineti i Japonisë miraton buxhetin rekord prej 785 miliardë dollarësh, zotohet të mbajë nën kontroll borxhin

26 December, 2025
3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

3,000 vende pune në rrezik në qytetin West Country, ndërsa prodhuesi i vetëm i helikopterëve në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron dalje

26 December, 2025
Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

Gjashtë oficerë të imigracionit akuzohen për komplot të dyshuar për vjedhje

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result