ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026 5 hours ago
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën 5 hours ago
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare  5 hours ago
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit  5 hours ago
EMRAT/ Lëvizje në qeverinë Rama, emërohen zv.ministrat e rinj 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ish-presidenti rus paralajmëron kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

albnews by albnews
14 April, 2022
in Bota
0
Ish-presidenti rus paralajmëron kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Medvedev theksoi se kur dy vende të tjera do t’i bashkohen aleancës, Rusia do të ketë dy kundërshtarë të tjerë “të regjistruar zyrtarisht” dhe gjatësia e kufijve tokësor të NATO-s me Rusinë do të dyfishohet

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka paralajmëruar se nëse Finlanda dhe Suedia anëtarësohen në NATO, statusi jo-bërthamor i shteteve baltike nuk do të mund të diskutohet më, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Thellohet bilanci tragjik i zjarrit në 8 kullat e Hong Kongut, shkon në 36 numri i viktimave! Të paktën 279 persona të zhdukur

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

123 kilometra nën ujë, tuneli që do të përshkojë detin për 40 minuta

Në një artikull të publikuar në kanalin e tij ‘Telegram’, Medvedev theksoi se kur dy vende të tjera do t’i bashkohen aleancës, Rusia do të ketë dy kundërshtarë të tjerë “të regjistruar zyrtarisht” dhe gjatësia e kufijve tokësor të NATO-s me Rusinë do të dyfishohet.

Ai tha se Rusia duhet të reagojë pa emocione dhe me gjakftohtësi, duhet të forcojë vijën kufitare me NATO-n, të forcojë forcat tokësore dhe sistemin e mbrojtjes ajrore, si dhe të vendosë marinën në Gjirin e Finlandës.

“Në këtë rast, nuk do të jetë më e mundur të flitet për ndonjë status jo-bërthamor të Baltikut, duhet të rivendoset ekuilibri. Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do ta bëjë. Nëse jemi të detyruar, në rregull, merrni shënim, nuk ishim në që e ofruam këtë, siç tha edhe heroi i filmit të famshëm të vjetër”, theksoi Medvedev.

Më tej, ai tha se nuk është e përshtatshme të lidhet pranimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, pasi të dy vendet e kanë konsideruar anëtarësimin në NATO para se të fillonte konflikti në Ukrainë.

“Ne nuk kemi mosmarrëveshje territoriale me këto vende siç kemi me Ukrainën. Prandaj, çmimi i një anëtarësimi të tillë është ndryshe për ne”, tha ai, duke lënë të kuptohet se pranimi i Ukrainës në NATO mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejt midis Rusisë dhe NATO-s nëse Ukraina përpiqet të rimarrë Krimenë.

Ish-presidenti rus po ashtu theksoi se opinioni publik në Finlandë dhe Suedi për pranimin në NATO është i ndarë afërsisht përgjysmë pavarësisht propagandës. Ai shtoi se pranimi i tyre në NATO do ta bëjë botën më të rrezikshme.

Asnjë person i arsyeshëm, tha ai, nuk dëshiron çmime dhe taksa më të larta, tensione të shtuara dhe anije me armë bërthamore.

“Le të shpresojmë se zgjuarsia e fqinjëve tanë verior do të fitojë”, shtoi ai.

Të hënën, gazeta britanike ‘Times’, duke cituar burime raportoi se Suedia dhe Finlanda synojnë të anëtarësohen në NATO këtë verë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

26 November, 2025
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

26 November, 2025
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

26 November, 2025
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result