Gazetaeri i LBC James O’Brien pyeti ish-shefin e anti-terrorizmit Neil Basu: “Aktiviteti i Farage në rrjetet sociale, në veçanti, mendoni se duhet hetuar?”
Z. Basu u përgjigj: “Mendoj se kolegët e mi po bëjnë pikërisht këtë.”
Ish-shefi i anti Terrorizmit në Britani shtoi se kolegët e tij do të hetojnë çdo person që mund të ketë nxitur protesta të dhunshme pas vrasjes së tre vajzave në Southport.
Më parë, Farage ka mohuar se ka nxitur veprime te dhunshme të ndodhura në të gjithë Anglinë dhe Irlandën e Veriut pas vrasjeve.
Ai gjithashtu mbrojti faktin se kishte bërë pyetje rreth sfondit të një të dyshuari 17-vjeçar, i cili u paraqit në gjykatë javën e kaluar, i akuzuar për vrasje dhe tentativë për vrasje.
Lideri i Reform UK shkroi në platformën X disa orë pas sulmit dhe pyeti nëse sulmuesi ishte i njohur për policinë.
“Disa raporte sugjerojnë se sulmuesi ishte i njohur për shërbimet e sigurisë,” tha Farage në atë kohë.
Z. Basu tha se, nëse do të ishte ai në krye, do të synonte personat me një platformë të madhe online, do të ndiqte penalisht kriminelët që nxisin urrejtje në internet dhe gjithashtu kompanitë e mëdha të teknologjisë.
Ai shtoi se ka bërë komente në të kaluarën për postimet e bëra nga Z. Farage, por gjithashtu edhe nga dy ish-Sekretare të Brendshme – Priti Patel dhe Suella Braverman.