Itali, 161 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read

Italia regjistroi sot 161 vdekje të reja brenda 24 orëve të fundit, në krahasim me dje që ishin 162, duke e çuar numrin total të tyre në 32 330, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Numri i përgjithshëm i infektimeve ka arritur në 227 364, 665 më shumë se dje.

Nga këto raste, 85 775 janë në Lombardi, rajoni më i prekur në vend, që regjistroi sot 294 prej tyre.

Numri i të shëruarve u rrit në 132 228, me + 2 881 krahasuar me dje që ishin 2 075.

Share This Article