Itali, 969 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 9184, që do të thotë janë 969 viktima dhe 4.401 të Infectuar në 24 orët e fundit. Kjo është dita me më shumë vdekje e regjistruar deri më tani.

Rastet janë shtuar me 5909 duke e çuar në 66414 numrin total të rasteve aktive. Numri i të shëruarave ka shkuar në 10950 dhe 3732 janë në gjendje kritike.

Share This Article