Kanë përfunduar ndeshjet e sotme që u zhvilluan për kualifikim në Kampionatin Evropian të Futbollit “Euro 2020”.
Italia ka shkatërruar kundërshtarin e saj, Lihtenshtajnin, me rezultat të thellë 6-0.
Keq nuk ka mbet as Rumania, e cila i ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 4-1.
Kurse Bosnje Hercegovina nuk ka arritur ta mbrojë rezultatin ndaj Greqisë prej 2-0, që e kishte në pjesën e parë, pasi grekët barazuan në pjesën e dytë me 2-2.
As Zvicra nuk ishte në gjendje të nxjerrë fitore, edhe pse rezultati ishte i thellë 3-0, por Danimarka u tregua e fuqishme duke arritur që të barazojë në 3-3.
Me barazim ka përfunduar edhe ndeshja mes Suedisë dhe Norvegjisë, që përfundoi me rezultat 2-2.
Spanja e ka mposhtur Maltën me rezultat 0-2, kurse Irlanda e ka mposhtur Gjeorgjinë me rezultat 1-0.