Italia në finale pas penalltive (4-2) kundër Spanjës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia kaloi sonte në finalen e Euro 2020, pas penalltive (4-2) kundër Spanjës, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin ”Wembley” u mbyll me rezultatin 0-0.

Në pjesën e dytë të ndeshjes së gjykuar nga gjermani, Brych, ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Chiesa (60′), ndërkohë që spanjollët barazuan me Morata (80′).

Shtesa prej 30 minutash nuk solli asgjë të re për të dy ekipet, që më pas iu drejtuan penalltive, ku italianët u treguan më të saktë (4-2).

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet nesër mes Anglisë dhe Danimarkës, po në këtë stadium.

Finalja e Euro 2020 do të luhet më 11 korrik sërish në ”Wembley”.

Share This Article