Italia planifikon raund të ri masash antiCovid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria italiane po planifikon një raund të ri masash antiCOVID-19, për të mbajtur pandeminë nën kontroll, por pa kthyer bllokimin e plotë, njoftoi sot media italiane.

“Elementët e planit të ri do të bëjnë të paligjshme grupimet jashtë lokaleve dhe restoranteve, si edhe do të aplikojnë kufizime të reja dhe numër më të ulët për pjesëmarrjen në tubime private”, sipas raporteve.

Ligji i ri do të ndalojë qëndrimet përpara bareve dhe restoranteve.

Do të jetë e ligjshme që personat të qëndrojmë jashtë një restoranti, nëse ulen në një tryezë me largësi ​​të mjaftueshme nga klientët e tjerë.

Kabineti është ende duke debatuar propozimin, por rregullat e reja pritet të paraqiten deri të enjten.

Share This Article