ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho 3 hours ago
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë 5 hours ago
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve 5 hours ago
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë 5 hours ago
Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Iu ndalua organizata bamirëse për keqpërdorim fondesh – Naomi Campbell thuhet se mund të jetë e pafajshme dhe ka rënë pre e një mashtrimi

albnews by albnews
30 November, 2024
in Kulture, UK
0
Iu ndalua organizata bamirëse për keqpërdorim fondesh – Naomi Campbell thuhet se mund të jetë e pafajshme dhe ka rënë pre e një mashtrimi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Naomi Campbell është ndaluar nga ushtrimi i detyrës si drejtuese e organizatës bamirëse Fashion for Relief, pas identifikimit të disa mangësive në menaxhimin e saj.

Supermodelja planifikon ta apelojë këtë vendim të Komisionit të Mbikëqyrjes së Organizatave Bamirëse, i cili e ka ndaluar atë të menaxhojë organizatën për pesë vjet.

RelatedPosts

SKANDAL NË BRITANI/ Tony Blair, përdori paratë publike për përfitime personale, s’mbetet pas as Lis Truss dhe Gordon Brown

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

Një burim i afërt me Naomi-n ka shpërndarë informacionin, duke thënë se ajo është thellësisht e tronditur nga ky vendim. Ajo ka kërkuar që avokatët e saj të hetojnë çfarë ndodhi brenda organizatës dhe si erdhi deri te diskualifikimi i saj.

Foto: EPA

Hetimi ka zbuluar prova që sugjerojnë se Naomi mund të ketë qenë viktimë e një mashtrimi të sofistikuar përmes një “e-maili të rremë”.

Burimi ka shtuar se Naomi është shokuar nga rezultatet e hetimeve të avokatëve të saj, të cilët zbuluan se ajo nuk ka qenë e vetëdijshme për ngjarjet që po ndodhnin brenda organizatës, dhe se ajo mori informacion vetëm pas raportit të komisionit. Këto prova mund të çojnë në një hetim të ri nga ana e komisionit.

Dokumentet ligjore që po paraqesin ankimin përmbajnë disa arsye, përfshirë parregullsi në procesin e vendimmarrjes dhe shkelje të të drejtës për një gjykim të drejtë.

Foto: EPA

Në muajin shtator, komisioni konstatoi keqpërdorime të mëdha të fondeve të organizatës, duke përfshirë përdorimin e parave bamirëse për të paguar akomodimin luksoz në një hotel me pesë yje gjatë Festivalit të Kanës.

Sipas raportit, Naomi ka shpenzuar rreth 7800 paund (9386 euro) për tri netë qëndrimi, ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit qëndruan në kushte më të thjeshta, që komisioni e konsideroi të pabesueshëm.

Për më tepër, u zbulua se organizata kishte shpenzuar mbi 1.6 milionë paund (1.9 milion euro) për një mbrëmje bamirësie, ndërsa për qëllime humanitare ishin dhuruar vetëm 5000 paund (rreth 6000 euro) gjatë një periudhe 15-mujore. Komisioni gjithashtu ka vërtetuar se nga prilli 2016 deri në korrik 2022, vetëm 8.5% e shpenzimeve të përgjithshme ishin përdorur për aktivitete bamirësie.

Naomi Campbell e ka themeluar organizatën e saj Fashion for Relief në vitin 2005. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

9 September, 2025
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

9 September, 2025
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

9 September, 2025
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result