Izraeli publikon pamjet – sistemi anti raketor izraelit rrëzon raketat e lansuara nga Libani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëntëmbëdhjetë raketa u hodhën këtë mëngjes nga Libani jugor drejt Izraelit, njoftoi ushtria izraelite, duke u përgjigjur me një sulm artilerie.

Shumica e raketave të Libanit u ndaluan nga sistemi anti-raketor Iron Dome i Izraelit, tha ushtria. Nuk ka raporte për dëme apo viktima deri më tani.

Hezbollahu pro-iranian tha se gjuajti me raketa Izraelin në shenjë hakmarrje për një sulm ajror izraelit të enjten.

Sirenat paralajmëruese dëgjohen në të gjithë Galilenë e Epërme dhe Lartësitë Golan. Një burim libanez i sigurisë tha se raketat u lëshuan nga zona al-Arkuba, pranë qytetit libanez të Sheba.

Është dita e tretë e konflikteve ndërkufitare që kërcënojnë një periudhë paqeje midis dy vendeve që nga viti 2006, kur Izraeli dhe Hezbollahu luftuan një muaj.

Izraeli gjithashtu iu përgjigj raketave të lëshuara nga Libani dy ditë më parë me sulme artilerie dhe ajrore, mes tensioneve me Iranin, i cili ka një president të ri, të ashpër.

Share This Article