Ja kur e rifillon punën Ambasada e Kosovës në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër njofton se do të fillojë punën me palë për ofrimin e Shërbimeve Konsullore nga data 15.06.2020.

Postimi i plotë i Ambasadës:

NJOFTIM

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se në kuadër të lehtësimit të masave nga autoritetet e Mbretërisë se Bashkuar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër do të filloj punën me palë për ofrimin e Shërbimeve Konsullore nga data 15.06.2020.

Kërkesat për termine janë obligative dhe duhet të bëhen paraprakisht përmes telefonit +44 (0)207 405 1010 apo në e-mailin:

consulate.london@rks-gov.netGjithashtu, për të shtuar kujdesin ndaj palëve dhe stafit tonë, theksojmë se shtetasit që do të paraqiten duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse.

Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Share This Article