Jahjaga takon Mbretin Abdullah të II-të të Jordanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

​Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me lartmadhërinë e tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.

Ata biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.

Share This Article