Meta me veshje solemne në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit japonez

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Shqipërisë,  Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të Japonisë, Nahurito.

I veshur me ‘white tie”, Meta ishte në mesin e 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio.

Sot Naruhito, 59 vjeç, njoftoi ndryshimin e statusit të tij në botë, në një seri ritualesh të hollësishme të njohura si “Sokui no Rei” në Pallatin Perandorak në Tokio.

Ceremonia u mbajt rreth orës 13.00-13.30 (me oren lokale te Japonise) rreth orës 06:00 me orën tonë.

Mes personaliteteve të ftuar në ceremoni ishte edhe Princi Charls.

Share This Article