Ndodh edhe kështu…Një shqiptar tentoi të merrte lejen e qëndrimit në Britaninë e Madhe me pretendimin se ishte homoseksual, por ja që plani nuk i shkoi siç e kishte menduar.
Siç shkruan Daily Mail, mashtrimi i tij u zbulua nga autoritetet britanike, pasi rezulton se ai është i martuar me një grua.
Kërkesën për azil, E.Demaj e kishte bërë në 2023-in duke thënë se bullizohej në Shqipëri. Kjo një alibi e mirë, duke marrë parasysh se Konventa Europiane e Të Drejtave të Njeriut thotë se njerëzit që persekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual, mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.
Por Gjykata e Lartë e Tribunalit të Azilit dhe Imigracionit me verifikimet e bëra, tha se çdo deklaratë e tij përbën një rreng, teksa ai “gëzon një martesë të lumtur heteroseksuale”.
Megjithatë, shqiptari s’e ka pranuar këtë gjë. Para togave të zeza ka thënë se “thjesht tanimë i ka ndryshuar orientimi seksual”. Po ashtu ka apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë.