Meta takon Mogherinin: Integrimi, e vetmja rrugë përpara

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta, është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Brdo-Brijuni.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan: 

Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që mund të kapërcehen vetëm me dialog e bashkëpunim, integrimi europian është e vetmja rrugë përpara. Prania e saj në Samitin e Brdo-Brijuni, tregues i rëndësisë që BE i jep bashkëpunimit rajonal.

Share This Article