ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 2 minutes ago
Protestat ‘Pa Mbretër’ tërheqin turma të mëdha ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në 7 minutes ago
Vëllai i akuzueses i kërkon Mbretit t’i heqë Andrew titullin princ 12 minutes ago
Nga Jimi Hendrix te Jodie Turner-Smith, moda pas xhaketave ushtarake po rikthehet fuqishëm 16 minutes ago
Maqedonia e Veriut voton. 1.8 milionë qytetarë zgjedhin kryetarët dhe këshillat komunalë, garë e paqartë në komunat shqiptare 20 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

“Jam një grua, një nënë e krishterë”, kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e re e Italisë

albnews by albnews
26 September, 2022
in Bota
0
“Jam një grua, një nënë e krishterë”, kush është Giorgia Meloni, kryeministrja e re e Italisë

Leader of Italian far-right party "Fratelli d'Italia" (Brothers of Italy), Giorgia Meloni delivers a speech on September 23, 2022 at the Arenile di Bagnoli beachfront location in Naples, southern Italy, during a rally closing her party's campaign for the September 25 general election. (Photo by Andreas SOLARO / AFP)

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup burrash e grash.

Shumë e thjeshtë për të vendosur gjithçka nën titullin “Rrethi Magjik”. Është galeri personazhesh të bashkuar nga besimi politik dhe një frymë komuniteti që ende e shtyn Melonin ti thërrasë secilit prej protagonistëve me një “pseudonim’, një nofkë lufte.

RelatedPosts

Protestat ‘Pa Mbretër’ tërheqin turma të mëdha ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

Ndërron jetë analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

Rrënjët e djathta të Melonit

Në moshën 15-vjeçare u bashkua me Frontin Rinor. Andrea De Priamo, që i thonë “Peo” në detyrën e këshilltarit komunal dhe kreut të grupit të “Vëllazërisë Italiane” në Campidoglio, sjell në kujtesë detajet e një vajze të re aventuriere që shkoi në takim me tuta rozë, dhe nisi rrugëtimin politik me debate, fletëpalosje deri në marrjen pjesë në takimet e para ku Fabio Rampelli, lideri karizmatik që e mbështeti ngritjen e saj, duke e propozuar fillimisht në këshillin provincial në moshën 21 vjeçare e më pas duke e mbështetur në fazat e ngjitjes për më lart. Më e rëndësishmja ishte emërimi në Kongresin e Veprimit Rinor në Viterbo në 2004. Në konkurrim me Carlo Fidanza, Meloni fiton dhe merr përgjegjësinë për lëvizjen rinore. Në ekip konsolidon miq dhe armiq në gjithë këtë aventurë.

Kush është Fidanza që lavdëroi Hitlerin

Fidanza përshembull, është sot deputet i FDL, që mbeti në kujtesë që nga viti i kaluar kur bënte përshëndetjen romake dhe lavdëroi Hitlerin gjatë një takimi elektoral dhe që më pas u hetua për financime të fshehta në parti dhe për riciklim parash.

“Carlo? Një ndër të paktët të aftë që kanë studiuar si unë” thotë Meloni për Fidanzën përpara se të fillonin hetimet në prag të këshillit bashkiak 2021.

Lidhjet politike dhe emocionale zgjerohen. Motra e Giorgia Melonit, Arianna, martohet me Francesco Lollobrigida, i njohur si “Lollo” që drejtonte grupin në dhomën e Fdi.

Kur partia përfshihej në debatin dhe luftën e “pleqve të saj”, në 2006, Fini vendos të shpërblejë Melonin për të shuar situatën konfliktuale, duke e propozuar zv.kryetare të Dhomës. Dy vjet më vonë, kur qendra e djathtë kthehet në qeveri me Berluskonin, ajo merr postin e parë ministror. Dhe delegimi i politikave rinore, mori emrin “rinia” cka për disa vëzhgues i referohej drejtpërdrejt gjuhës së viteve ’20.

Rrethi magjik i Melonit në ministri

Eshtë momenti për të promovuar në institucoinet qendrore të tjerë emra të së djathtës. Për të forcuar grupin. Me Melonin, në ministri, janë edhe Giovanbattista Fazzolari që e quajnë “Fazzo” në rolin e kryesekretarit dhe Nicola Procaccini si zëdhënës.

Gjatë viteve të drejtimit të ministrisë Giorgia Meloni spikat për gjallërinë dhe aftësinë për të shpenzuar fondet publike dhe “Calimera” që është nick-name i saj, bëhet një grua shumë e vendosur në institucion.

Qeveria e fundit e Berluskonit ishte ajo e tërmetit të së djathtës. Por Meloni është e vetmja që ka aftesinë dhe energjinë për të ndërtuar konsensusin e dëshiruar, për të vënë personalitetin e saj mbi të shkuarën. Në 2013 morën 1.96 përqind e pesë vite më vonë shkuan në 4.35 përqind.

“Faleminderit Itali”, – Giorgia Meloni falenderon votuesit

Në konsolidimin e saj elektoral, kishte disa fjalë kyce: “Jam një grua, jam një nënë dhe jam e krishterë”. Por edhe një strukturë vendimmarrëse. Pakënaqësitë në një parti me disiplinë të fortë të brendshme mbetën të fjetura. Përherë shfaq luftë këmbëngulëse kundër akuzave për nostalgji neo-fashiste. “E djathta italiane e ka lënë fashizmin në histori prej dekadash tashmë, duke e denuar pa mëdyshje agresionin kundër demokracisë dhe ligjet famëkeqe kundër hebrenjve”.

Tani është basti i fundit: për cilësinë e klasës sunduese. “Meloni ka ndërtuar një skuadër që përfaqëson një vlerë të shtuar për partinë e saj” shpjegon Umberto Croppi, ish këshilltar për kulturën dhe eksponent historik i së djathtës. Fdl është e vetmja parti që në vend të përgjysmojë parlamentarët, i trefishon në legjislaturën pasardhëse. Nëse do të arrijë të hapë listat edhe nga jashtë, dhe të sjell energji të reja, ajo vetëm do të përfitojë më shumë” shpjegon ai.

Tags: lajme britanilajme itali
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist

Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist

19 October, 2025
Protestat ‘Pa Mbretër’ tërheqin turma të mëdha ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

Protestat ‘Pa Mbretër’ tërheqin turma të mëdha ndërsa tubimet anti-Trump përhapen në të gjithë SHBA-në

19 October, 2025
Vëllai i akuzueses i kërkon Mbretit t’i heqë Andrew titullin princ

Vëllai i akuzueses i kërkon Mbretit t’i heqë Andrew titullin princ

19 October, 2025
Nga Jimi Hendrix te Jodie Turner-Smith, moda pas xhaketave ushtarake po rikthehet fuqishëm

Nga Jimi Hendrix te Jodie Turner-Smith, moda pas xhaketave ushtarake po rikthehet fuqishëm

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result