Filmbërësi James Gunn ka thënë që filmat me superheronj kanë filluar të duken të dembelosura.
Gunni i cili bashkë me Peter Safranin u bënë bashkë-shefa ekzekutivë të DC Studios, foli për situatën e këtyre filmave.
“Ajo që ka ndodhur është që njerëzit janë bërë vërtet dembelë me tregimet për superheronj”, ka thënë Gunni.
“Dhe ata kanë arhdur në një pikë ku thonë, ‘Oh, është një superhero, le ta bëjmë një film për të’. Dhe pastaj, ‘oh, le ta bëjmë një film vazhdim të tij, sepse i pari ia doli shumë mirë, dhe ata nuk po mendojnë, ‘Pse është ky treigm i vecantë? Cfarë e bën këtë tregim të dallohet nga tregimet tjera?
“Po shikoj akte të treta të filmave me superheronj ku vërtet nuk ndihem që kanë rimë apo arsye ndaj asaj që po ndodh”.