“Janë çmendur pas luksit”, Berisha për mazhorancën: Bëjnë garë me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë bashkëbisedimet me personat me aftësi ndryshe, kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi mazhorancën, duke thënë se ‘luksi për zyrtarët është i papranueshëm’.

Ndër të tjera ai hodhi akuza se socialistët pranojnë dhurata ‘orë me diamante me vlerë 500 mijë euro dhe vishen me veshje të kushtueshme sikur janë princesha’,

Të qenit zyrtar kërkon që të respektosh një kod.  Ka një kod, por çfarë tu thuash, ato bëjnë garë, vishen me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha.  Kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro. Orë me diamante. Luksi për zyrtarët është i papranueshëm. Pranon dhurata shumë të shtrenjta për të dhënë leje ndërtimi, licenca.  11 maji është një ditë përcaktuese, vendimtare, ndaj ju ftoj të bëni çfarë keni në dorë. Kjo është një e keqe e madhe, po e zbraz Shqipërinë.

Ju siguroj që plotësoj çdo kërkesë legjitime. Ai ka dëshmuar se është hajdut, ka vjedhur fondet tuaja.”, u shpreh ai.

Share This Article