Japoni, Covid-19 “tkurr” 27,8% ekonominë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia e Japonisë u kontraktua me një normë vjetore prej 27,8% në tremujorin e dytë pasi ekonomia e tretë më e madhe në botë u shkatërrua nga pandemia e re e koronavirusit, sipas një raporti qeveritar.

Tkurrja e tretë radhazi tremujore shënoi rënien më të madhe që nga viti 1980.

Shpenzimet e konsumatorit, një komponent kryesor i prodhimit, ranë 8,2% nga tremujori në tremujor në periudhën prill-qershor.

”Investimet e korporatave ranë 1,5% në tremujorin prill-qershor, pas një rritje prej 1,7% në tremujorin e parë”, deklaruan burime pranë kabinetit qeveritar.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ranë 18,5% dhe importet ranë me 0,5%./ATSH/

Share This Article