Japonia pritet ta ndihmojë Kosovën për përmirësimin e cilësisë së ajrit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Japonia pritet ta ndihmojë Kosovën për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Kështu u bë e ditur në konferencën që u mbajtë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze.

Me këtë rast, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu tha se ky projekt është i një rëndësie të madhe sepse ndotja e ajrit është shqetësim për të gjithë.

“Ndotja e ajrit tejkalon numrat e lejuar dhe vjen nga shumë faktorë. Qasja mjedisore kërkon një përfshirje të të gjithëve për të krijuar një ambient të pastër. Ky projekt ka rëndësi të madhe, dhe përfshin tetë komponentë të veçantë dhe na ka ndihmuar mjaftë shumë”, tha Aliu.

Kurse i ngarkuari me punë nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara theksoi rëndësinë e këtij projekti.

 “Ky projekt është punuar me shumë zell, duke përfshirë këtu edhe sfidat me pandeminë duke e parë të nevojshme të them se gjatë pandemisë cilësia e ajrit ka qenë më e mirë. Kjo flet edhe për bashkëpunimin e ndërsjellët që kemi me shtetin e Kosovës. Ndotja e ajrit është njëra ndër shqetësimet kryesore të të gjitha vendeve”, tha ai.

Ndërsa, Visare Hoxha, nga Departamenti për mbrojtjen e mjedisit në MMPHI, tha se ka pasur tejkalim të vlerave sa i përket cilësisë së ajrit duke shënuar rritje të ndotjes kohëve të fundit.

Share This Article