Mesazhi në shishe që ‘udhëtoi’ përtej Atlantikut për të bashkuar dy adoleshentë

albnews
By
2 Min Read

Një mesazh në një shishe bashkoi dy adoleshentë, duke  udhëtuar në Oqeanin Atlantik  mijëra kilometra, për tre vite.

16-vjeçari Sean Smith, 16 vjeç, kishte shkruar në letër një shënim, të cilin e futi në një shishe dhe e hodhi në det,  ndërsa ishte me pushime në Rhode Island në vitin 2018, në lindje të SHBA.

Në letër shkruhej:

“Është Dita e  Falënderimeve. Unë jam 13 vjeç dhe jam nga Vermont. Nëse shishja gjendet, dërgoni një email në messageinabottle2018@gmail.com”.

Tre vite  më vonë, mesazhi u gjet 4,820 km larg nga vendi ku Sean kishte nisur shishen.

Shishja u gjeta nga një djalë 17 vjeçar, Christian Santos.

Ai tha për mediet e huaja se  e pa shishen, ndërsa po peshkonte me kushëririn e tij.

“E mora dhe pashë se brenda kishte një letër. Mendova se do të ishte diçka interesante, prandaj dhe shkova t’ia tregoj mamit”, tha 17 vjeçari.

Christian dhe nëna e tij vendosën të ndiqnin udhëzimet që ishin shkruar në letrën brenda shishes.

Ata dërguan një email por nuk morën përgjigje, sepse Sean pothuajse e kishte harruar mesazhin, që kishte dërguar para tre vitesh dhe nuk e përdorte më llogarinë e emailit, që kishte shënuar në shishe.

Megjithatë, nëna e Christian shpërndau mesazhin dhe shishen në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e medieve.

Një javë më vonë nga postimi i mesazhit në rrjetet sociale, reagoi Sean.

Sean thotë se u habit dhe se nuk po e besonte, se shishja që kishte nisur që para tre vitesh u gjend mijëra kilometra larg.

“Tashmë kam një mik të veçantë dhe një kujtim të bukur”, thotë Sean.

Share This Article