Javën e ardhshme pritet vazhdimi i bisedimeve Turqi-Greqi në NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Javën e ardhshme është planifikuar që në selinë e NATO-s të vazhdojnë bisedimet teknike të delegacioneve ushtarake rreth modelit të demarkacionit

Bisedimet teknike në selinë e NATO-s midis delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë janë planifikuar të rinisin javën e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet teknike midis delegacioneve turke dhe greke për modelet e demarkacionit u dakorduan dhe u realizuan pas bisedimeve midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Në takimin në selinë e NATO-s të mbajtur më 2 tetor 2020, u arrit një marrëveshje për parimet.

Burimet e sigurisë thonë se bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, të cilat janë shtyrë disa herë për shkak të mungesës së palës greke, mbi modelet e demarkacionit në Mesdheun Lindor, pritet të rinisin javën e ardhshme.

Share This Article