Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, ja kush e zëvendëson

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është larguar nga detyra.

Dosja.al zbulon nga burime koefidencale se Nano ka dhënë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri. Pa mbushur një vit, Nano është larguar ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur.

 Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore.

Mësohet se vendin e tij do ta zeje Lorenc Paganika, i cili aktualisht mban detyrën e kryepolicit të Tiranës.

Share This Article